Rozë

Yjet vishen në të zeza në Golden Globes, protestojnë ndaj ngacmimeve seksuale në Hollywood

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 07 January 2018

Shumë yje të filmave do të veshin një gardërobë të zezë në ndarjen e çmimeve Golden Globes, në shenjë proteste ndaj ngacmimeve seksuale në industrinë e filmit.

BBC raporton se edhe shumë aktorë meshkuj do të bashkohen me protestën, me qëllim të promovimit të fushatës “Time’s Up”, kushtuar viktimave të ngacmimit seksual dhe shfrytëzimit.

Njëra prej aktoreve të nominuara, Catherine Langford, ka thënë se yjet do të veshin zi për t’u solidarizuar me viktimat e ngacmimeve seksuale në Hollywood, por edhe për ta mbështetur luftën për barazinë gjinore.

Këngëtarja dhe aktorja, Mary J. Blige, është shprehur se nuk e ka përjetuar personalisht një gjë të tillë, por do të vishej në të zezë në shenjë mbështetjeje.

-Advertisement-

Edicioni i 75-të i Golden Globes është ceremonia e parë e madhe, pasi Hollywoodi u godit nga skandali i ngacmimeve seksuale, ndërsa fjalimi hyrës i mbrëmjes i nikoqirit Seth Mayers do t’i kushtohet kësaj

Një numër i madh i aktoreve hollivudiane e kanë akuzuar producentin Harvey Weinstein për keqtrajtim seksual dhe përdhunim, ndërsa ai deri më tani i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke thënë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë me pranim nga aktoret dhe se ato po gënjejnë se i ka detyruar.

 

Po ashtu, në shënjestër të akuzave është edhe aktori Kevin Spacey, i cili është akuzuar për keqtrajtim seksual dhe për shqetësim edhe të femrave edhe të meshkujve, gjatë karrierës së tij 30-vjeçare.

Ceremonia e Golden Globes zhvillohet të dielën (7 janar) nga ora 20:00 me kohë lokale në Los Angeles (kurse te ne në orët e para të mëngjesit të hënës). /KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera