Sport

Yjet e Premierligës i injorojnë masat kundër Covid-19 gjatë pushimeve të përbashkëta në Ibiza

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 04 August 2020

Dele Alli, James Maddison dhe Jack Grealish janë parë duke pirë birra gjatë pushimeve në Ibiza, në shoqërinë e një grumbulli vajzash dhe në kundërshtim me masat mbrojtëse kundër pandemisë koronavirus.

Treshja angleze nuk e ka mbajtur distancën sociale dhe nuk e ka respektuar asnjë masë tjetër mbrojtëse ndaj Covid-19 duke u argëtuar përreth miqve në plazhin e ishullit spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Tottenhamit Alli, ai i Leicester City Maddison dhe ai i Aston Villës Grealish e shijuan diellin e Mesdheut duke pirë birra dhe duke u çlodhur me një grup miqsh.

-Advertisement-

Ministria e Jashtë e Spanjës këshillon që të ruhet distanca sociale dhe të merren masa mbrojtës ndaj koronavirusit gjatë gjithë kohës në Ibiza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera