Yjet e papritur
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 10 November 2017
Shumë futbollistë kanë befasuar me paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme këtë edicion. Disa lojtarë që nuk zinin dot ballinat e gazetave kanë treguar përmirësim të madh gjatë këtij edicioni. Ligat kryesore evropiane pushojnë në këtë fundjavë për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, por ne ua sjellim disa lojtarë të cilët në këtë sezon i kanë tejkaluar pritjet, shkruan sot, gazeta “Zëri”.
“The Guardian” sjell disa prej futbollistëve që kanë befasuar për të mirë tifozët e sportit më të popullarizuar në botë. Ligat kryesore pushojnë gjatë kësaj jave për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, por ne ua sjellim disa lojtarë që meritojnë më shumë vëmendje pas paraqitjeve të tyre në këtë edicion të ri.
1. Nabil Fekir, Lyon
Fekir është njëri prej të cilëve ka siguruar ftesën për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Francezi ka qenë një sensacion i vërtetë gjatë këtij edicioni, duke u vlerësuar menjëherë pas Neymarit dhe Lionel Messit në Evropë. Pas largimit të Alexandre Lacazette kapiteni i ri i Lyonit ka realizuar 11 gola dhe 4 asistime në ligën franceze deri më tani në rolin e tij prapa sulmuesit Mariano. Ai është në formë jetësore. Nota: 8.50, 1.41 më shumë sesa në edicionin e kaluar.
2. Mikel Oyarzabal, Real Sociedad
Sulmuesi i Real Sociedadit vuajti në aspektin e golave gjatë edicionit të kaluar, me vetën dy në 38 paraqitje, por këtë edicion ka ndryshuar gjithçka. 20-vjeçari ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje dhe ai ka realizuar 69% të goditjeve drejt portës. Nota: 7.58, 0.94 më shumë sesa në edicionin e kaluar.
3. Simone Zaza, Valencia
Kjo sigurisht që është në mendjen e tifozëve të West Hamit. Derisa klubi londinez është në zonën e rënies nga liga në Angli, ish-sulmuesi i huazuar, Zaza, është duke shkëlqyer në La Liga. Tashmë ka nënshkruar kontratë të përhershme me Valencian dhe ka treguar formë të shkëlqyeshme. Italiani ka realizuar 9 gola në ligën spanjolle. Nota: 7.52, 0.89 më shumë sesa në edicionin e kaluar.
4. Ciro Immobile, Lazio
Andrea Belotti realizoi 26 gola për Torinon edicionin e kaluar dhe ishte parë se shpresa e madhe e italianëve, duke lënë nën hije Immobilen, i cili kishte shënuar 23 gola në sezonin e tij debutues me Lazion. Por, gjërat kanë ndërruar këtë edicion. Immobile nuk është golashënuesi më i mirë vetëm në Serie A, por me 14 golat e tij italiani kryeson nga pesë ligat evropiane. Nota: 8.12, 0.86 më shumë sesa në edicionin e kaluar.
5. Malcolm, Bordeaux
Sulmuesi i djathtë ka qenë njëri prej talenteve të reja që kanë shkëlqyer në Evropë këtë edicion. 20-vjeçari brazilian, i cili erdhi në Evropë nga Corinthians para dy vjetësh, kishte siguruar vendin në formacion vitin e kaluar, por këtë sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për të. Me 5 gola dhe 4 asistime ai shpreson që të ftohet nga përfaqësuesja e Brazilit në Kupën e Botës. Nota: 7.76, 0.86 më shumë sesa në edicionin e kaluar.
6. Clinton N’Jie, Marseille
24-vjeçari ka realizuar 5 gola dhe një asistim në 429 minuta. Kjo i bie që ai ka realizuar gol në çdo 86 minuta. Rekord më të mirë se N’Jie kanë vetëm Radamel Falcao dhe Edinson Cavani. Nota: 7.37, 0.83 më shumë sesa në edicionin e kaluar.
7. Lucas Ocampos, Marseille
Sulmuesi argjentinas është në formën më të mirë në karrierë në Marseille, klub i cili ia ka dhënë mundësinë e dytë argjentinasit. Ocampos ka realizuar 4 gola dhe një asistim në 8 paraqitje në ligën franceze. Ai ka një mesatare prej 2.8 goditjeve dhe 2.3 driblimeve për ndeshje. Nota: 7.47, 0.78 më shumë sesa në edicionin e kaluar.
8. Abdoulaye Doucoure, Watford
Mesfushori ka shënuar 4 gola këtë edicion, por dinamizmi i tij në mesfushë ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai ka fituar topin në mesfushë më shumë se çdokush tjetër në Premierligë (60 herë) dhe ka një mesatare prej 65.8 pasimeve për ndeshje. Nota: 7.19, 0.72 më shumë sesa në edicionin e kaluar./Zëri
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...