Sport

Yjet e Liverpoolit mposhtin koronavirusin dhe rikthehen në stërvitje

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 13 October 2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pasditen e së martës ka marrë lajme fantastike nga mjekët e klubit nga ‘Anfieldi’, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi Sadio Mane dhe mesfushori Thiago Alcantara e kanë mposhtur koronavirusin dhe janë rikthyer në stërvitje te plota me skuadrën.

Mane dhe Thiago dy javë me parë rezultuan pozitiv me ‘Covid -19’ dhe tashmë janë shëruar plotësisht.

-Advertisement-

Infektimi i tyre me virus në kohën e ndeshjeve të kombëtareve e ka favorizuar Liverpoolin, pasi vetëm një sfidë e ka zhvilluar pa praninë e kësaj super dyshe.

Senegalezi dhe spanjolli pritët të luajnë në derbin e javës së pestë në Premierligë ndaj Evrrtonit të shtunën nga ora 13:30./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera