Auto&Tech

Yamaha krijon edhe një veturë sportive (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 13 October 2017

Yamaha ka njoftuar se do të prezantojë një veturë koncept të ri në panairin e veturave në Tokio, i cili mbahet në muajin e ardhshëm.

Kjo veturë do të zbulohet së bashku me 19 modele të tjera në panair të kësaj kompanie.

Megjithatë do të jetë makina e vetme me katër rrota që do të shfaqet nga prodhuesi japonez, të gjitha të tjerat do të jenë biçikleta të reja elektrike, skuter e motoçikleta.

-Advertisement-

Yamaha ka shumë eksperiencë në prodhimin e motorëve për vetura për prodhues të tjerë, por shumë rrallë prodhon vet vetura.

Ky koncept do të jetë vetura e parë pas dy vjetësh që do të prezantohet nga Yamaha.

Koncepti Sports Ride është ndërtuar në procesin e prodhimit të quajtur iStream, i cili është i dizajnuar nga Gordon Murrey, njeriu që qëndron pas McLaren F1 e veturave sportive TVR.

Vetura koncept peshon vetëm 750 kilogram, e është e inspiruar në motoçikletat e Yamaha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera