Rozë

Xuxi tha se Drenusha e kishte babanë bashkëpunëtor të Serbisë, ajo shpërthen në lot dhe akuzon këngëtarin se e ka lënë fëmijën

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 14 December 2024

Prime i mbrëmbshëm i Big Brother Vip Kosova ka sjellur një përballje të nxehtë mes modeles Drenusha Latifi dhe këngëtarit Xuxi.

Fillimisht, Xuxi ka sjellur informacione nga jashtë për babanë e Drenushës.

Ai sjelli historinë e babait të Drenushës se çka ka punuar ai.

-Advertisement-

“Babai i saj është përmendur se ka gjykuar shqiptarë të cilët në atë kohë janë quajtur prej sistemit të Serbisë ‘shovenista’, ‘separatista’, ‘irredentista’ dhe ai ka dënuar me sistem të Serbisë dhe ata ne i kemi quajtur spijunë”, tha Xuxi në primen e mbrëmshëm të Big Brother Vip Kosova 3.

Kjo gjë ka bërë që Drenusha ka reaguar ashpër dhe të shpërthej në vaj në Prime.

“Po dua ta nis prej thelbit të kësaj historie, Xuxi përnjëmend i ka përdor testikujt për me fol për një njeri që ka vdekur, se për të gjallët nuk ka kapacitet. Në momentin që e kam bërë publike historinë që e kam përjetuar nga Atilla, ai me njerëzit e kanë rregulluar këtë çështje për të folur për babanë tim”, u shpreh Drenusha.

Drenusha u shpreh se po të ishte babai i saj spiun sic po e konsideron Xuxi do u kishte lënë milionat e jo mijëra euro borxhe.

Mes tjerash, Drenusha pati akuza edhe për Xuxin.

“Ti je i pështirë, ma mirë si babai im spiun, se si ti që e ke lënë fëmijën”, iu drejtua Drenusha, Xuxit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera