Uncategorized

Xinjiang-u rol të rëndësishëm në ndërtimin e brezit ekonomik të Rrugës së Mëndafshit

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 15 July 2022

Të martën dhe të mërkurën e kësaj jave, presidenti i Kinës Xi Jinping bëri  një vizitë Urumqi, kryeqendrën e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit. 

Rajoni i Xinjiang-ut ndodhet në Veriperëndim të Kinës, por edhe në qendër të kontinentit euroaziatik.

Ky rajon ka nje  pozicionin dhe rol shumë të rëndësishëm  në ndërtimin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. 

-Advertisement-

Gjatë vizitës në zonën e portit tokësor të Urumqit, Presidenti kinez Xi Jinping  tha se, me thellimin e ndërtimit të “Një brez, një rrugë”, Xinjiang-u nuk është më një rajon i largët i Kinës, por një zonë thelbësore. 

“Zhvillimi është baza kryesore e sigurisë dhe e rendit afatgjatë në Xinjiang,” theksoi presidenti. Duke shfrytëzuar epërsinë gjeografike të Xinjiang-ut, duhet të nxitet hapja e nivelit të lartë në një krahinë të brendshme, që të krijohen kushte për pasurimin e banorëve dhe lulëzimin e Xinjiang-ut.

Xi Jinping-u vizitoi edhe lagjen “Guyuanxiang” në këtë qytet, për të njohur gjendjen e nxitjes së unitetit të pakicave kombëtare.
Kjo lagje u krijua në vitin 2001 dhe tani në të banojnë 1750 familje me 4635 pjesëtarë, 95 për qind e të cilëve janë banorë të pakicave kombëtare.

Në Umruqi një adresë e rëndësishme  është Muzeu i  Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit, që u krijua në vitin 1959 dhe që ka një sipërfaqe afro 50 mijë metra katrorë.Muzeu vizitohet çdo vit nga mijëra turistë dhe paraqet materiale muzeale të shumta që dëshmojne jo vetëm zhvillimin e këtij  Rajoni,por edhe traditat e çmuara e mjaft të hershme të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera