Uncategorized

Xi : Vendet e ndryshme duhet të shfrytëzojnë rëndësinë e historive dhe kulturave të tyre

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 16 March 2023

Në ceremoninë e hapjes së Takimit të Nivelit të Lartë “PKK-ja në dialog me partitë politike botërore” në Pekin presidenti Xi Jinping-u theksoi se vendet e ndryshme duhet të shfrytëzojnë plotësisht rëndësinë e historive dhe kulturave të tyre për kohët e sotme dhe të nxitin transformimin krijues e zhvillimin inovativ të kulturave të tyre të shkëlqyera tradicionale.

Xi Jinping-u tha se në botën e sotme ku e ardhmja dhe fatet e të gjitha vendeve janë të lidhura ngushtë, qytetërimet e ndryshme mund të bashkëjetojnë në mënyrë përfshirëse, dhe të komunikojnë e të mësojnë nga njëri-tjetri, gjë që do të luajë rol të pazëvendësueshëm në promovimin e procesit të modernizimit të shoqërisë njerëzore dhe lulëzimin e qytetërimeve të botës. “Këtu dëshiroj të paraqit Nismën e Qytetërimit Global,” u shpreh ai.

Xi tha gjithashtu se vendet duhet të jenë mendjehapura dhe të respektojnë konceptet e vlerave të qytetërimeve të ndryshme.

-Advertisement-

Ai vuri në dukje se vendet e ndryshme duhet të eksplorojnë ndërtimin e një rrjeti global për dialogun dhe bashkëpunimin ndërqytetërimor, të pasurojnë përmbajtjen e shkëmbimeve dhe të zgjerojnë rrugët e bashkëpunimit për të promovuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe miqësinë ndërmjet popujve të të gjitha vendeve, dhe të promovojnë së bashku përparimin e qytetërimeve njerëzore .

Xi Jinping-u theksoi se modernizimi i stilit kinez nuk ndjek rrugën e vjetër të grabitjes koloniale, as rrugën e shtrembër të hegjemonisë së një vendi të fuqishëm, por rrugën e drejtë të zhvillimit paqësor.

Ai bëri thirrje për shfrytëzimin e fuqisë së modelit të ri të marrëdhënieve ndërmjet partive për ndërtimin e modelit të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare, për zgjerimin e partneriteteve globale dhe për forcimin e marrëdhënieve me partitë politike botërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera