Uncategorized

Xi: Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të nxisë armëpushimin në konfliktin palestinezo – izraelit

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 30 November 2023

Të mërkurën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi mbledhjes përkujtimore të OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.

Xi Jinping u shpreh se bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë menjëherë dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të mbajë përgjegjësinë e duhur për të nxitur armëpushimin, për të mbrojtur sigurinë e civilëve dhe për të ndaluar një katastrofë humanitare. Mbi këtë bazë, duhet të rifillojnë sa më parë bisedimet e paqes palestinezo-izraelite, duke përmbushur sa më parë të drejtën e krijimit të shtetit, të mbijetesës dhe të kthimit të popullit palestinez.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të shtojë ndihmën për zhvillimin dhe ndihmën humanitare për Palestinën. Kina ka paraqitur Nismën e Sigurisë Globale, ku promovohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes vendeve të ndryshme nëpërmjet dialogut e konsultimeve dhe përkrahen të gjitha përpjekjet në favor të zgjidhjes së krizave në mënyrë paqësore, vuri në dukje Xi, duke shtuar që Kina do të vazhdojë t’i japë Palestinës ndihmë. Si vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, Kina do të vazhdojë të punojë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare për të nxitur kthimin e problemit të Palestinës në rrugën e “projektit të dy shteteve” dhe për të arritur sa më parë një zgjidhje të gjithanshme e të drejtë , shkruan CMG

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera