Xi Jinping-u takohet me Vladimir Putinin

Autori: Gazeta inFokus
11:32 | 21 March 2023
Të hënën pasdite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti në Moskë dhe pati një takim në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin.
Xi theksoi që Kina dhe Rusia janë vendet më të mëdha fqinje të njëra-tjetrës dhe partnere me bashkërendim të gjithanshëm strategjik. Marrëdhëniet kino-ruse zënë një pozicion me përparësi në diplomacinë dhe politikën e jashtme të të dy vendeve. Kina ndjek gjithmonë një politikë të jashtme të pavarur dhe konsolidimi e zhvillimi i marrëdhënieve me Rusinë është zgjedhja strategjike e palës kineze, që bazohet në interesat thelbësorë dhe prirjet e zhvillimit global ,vuri në dukje Xi Jinping-u.
Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh që, me përpjekjet e përbashkëta, vitet e fundit marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë pasur arritje të frytshme në fusha të ndryshme. Rusia është e gatshme që, bashkë me Kinën, të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin konkret dypalësh.
Të dy palët shkëmbyen mendime edhe mbi problemin e Ukrainës. Xi theksoi që, për këtë problem, po shtohen pandërprerë zërat racionale e paqësorë. Shumica e vendeve mbështesin zbutjen e tensionit, paqen e bisedimet dhe kundërshtojnë nxitjen e konfliktit. Nga ana historike, konfliktet në fund duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve. Pak kohë më parë, Kina publikoi një dokument të posaçëm mbi qëndrimin e vet për këtë çështje, ku bën thirrje për zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës dhe kundërshton mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe vendosjen e sanksioneve të njëanshme. “Mendojmë që, përpara vështirësive, duhet të krijojmë hapësirë për paqe; përpara mosmarrëveshjeve, duhet të mos heqim dorë nga dialogu. Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë rol konstruktiv për zgjidhjen politike të problemit të Ukrainës,” theksoi Xi.

Të tjera
-
Debati për situatën në veri, çka u tha dje në Kuvend
Në Kuvendin e Kosovës dje është debatuar për veriun e vendit, ku kryeministri...
-
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani, profesionet në të cilat ka më shumë nevojë për punëtorë
Në një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një s...
-
U raportua i zhdukur, momenti kur shpëtohet 84-vjeçari nga Prishtina që kishte rënë në një gropë
Është gjetur 84-vjeçari, Sinan Duli, i cili ishte raportuar i zhdukur nga fam...
-
Agjenda e Kurtit për sot, merr pjesë në vendosjen e gur themelit të shtëpisë së një familje gorane
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Albin Kurti, pë...
-
Çitaku e quan Kurtin aventurier: Në këtë shekull nuk ka sovranitet të plotë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar aventureske qasjen politik...
-
Përplasja e tre trenave në Indi, shkon në 80 numri i viktimave
Të paktën 80 persona kanë vdekur dhe 850 të tjerë janë plagosur pasi tre tren...
-
Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të premten se javën e ardhshme ...
-
Kurti: Kosova storie suksesi – Serbia direkt ose indirekt ka përkrahje të regjimeve diktatoriale
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar progres ekonomik d...
-
Kurti për NBC: S’e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk e përjashton mundësin...
-
Rama ‘godet’ Kurtin në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Albini tërësisht i gabuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për situatën që është krijuar n...
-
Emocionuese/ Hana 11-vjeçare me letër iu drejtohet ushtarëve të KFOR-it: Jeni heronjtë e vërtetë
Një vajzë 11-vjeçare me emrin Hana, përmes një letre të shkruar me dorë i ka ...
-
Humb një 84-vjeçar në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij
Një person i moshës 84-vjeçare ka humbur në Prishtinë. Ai quhe...