Xi Jinping-u: Mirepresim më shumë ndërmarrje të huaja të investojnë në Shenzhen
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 14 October 2020
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë për kremtimin e 40-vjetorit të themelimit të Zonës së Posaçme Ekonomike të Shenzhen-it , presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi se praktika 40-vjeçare e ndërtimit të zonave të posaçme ekonomike është e pandashme nga pjesëmarrja e të gjitha vendeve të botës, dhe gjithashtu ka krijuar një hapësirë të gjerë për zhvillimin dhe ndarjen e përbashkët të përfitimeve nga zhvillimi për të gjitha vendet. Kina mirëpret të gjitha vendet e botës të marrin pjesë më shumë në reformën dhe hapjen e zonave të posaçme ekonomike kineze, duke ndërtuar një model të ri të konsultimeve të ndërsjella, ndërtimit të përbashkët, ndarjes dhe përfitimeve për të gjithë.
Qyteti Shenzhen është një ndër zonat e para të posaçme ekonomike në Kinë. Për shndërrimin e tij nga një qytezë kufitare në një metropol me ndikim të madh ndërkombëtar, u deshën vetëm 40 vjet. Presidenti kinez Xi Jinping tha se Shenzhen-i i ka dëshmuar botës arritjet e Reformës dhe Hapjes së Kinës.
Sipas të dhënave, gjatë këtyre 40 vjetëve, rritja mesatare vjetore e vëllimit të përgjithshëm të prodhimit të brendshëm bruto në Shenzhen arriti në 20.7 %. Në vitin 2019, PBB-ja e Shenzhen-it arriti në 2.7 trilionë juanë, duke u renditur në vendin e 5-të ndër qytetet aziatike. Niveli i jetesës së banorëve të tij është përmirësuar dukshëm dhe të ardhurat e disponueshme për frymë të tyre kanë arritur në 62 500 juanë ,afro 8000 dollare.
Si një nga zonat e posaçme ekonomike më të hershme, Shenzhen-i zhvilloi së pari reformën e sistemit ekonomik të orientuar prej tregut, duke shpallur mbi një mijë masa reforme. Pas zhvillimit 40-vjeçar, Shenzhen-i ka kryer transformimin historik nga import-eksporti te hapja e gjithanshme me nivel të lartë.
Të tjera
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...