Uncategorized

Xi Jinping-u arrin në Moskë për vizitën shtetërore në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 20 March 2023

Presidenti kinez Xi Jinping arriti të hënën në Moskë për një vizitë shtetëtore në Rusi.

Zv.kryeministri rus Dmitry Cherneshenko dhe funksionarë të tjerë të lartë kishin dalë për ta pritur Presidentin kinez në aeroport, ku u organizua një ceremoni madhështore mirëseadhjeje.

Xi Jinping-u mbajti një fjalim në aeroport, ku u shpreh se Kina dhe Rusia janë vende fqinje mike. “Para 10 vjetësh unë bëra vizitën e parë shtetërore në Rusi si kryetari i shtetit i Kinës, duke filluar kapitullin e ri të zhvillimit të gjithanshëm të marrëdhënieve kino-ruse së bashku me presidentin rus Vladimir Putin,” tha ai. Në 10 vjetët e fundit, u shpreh më tej Xi Jinping, Kina dhe Rusia kanë këmbëngulur në parimet e mosangazhimit, moskundërvënies dhe mosshënjestrimit të palëve të treta për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke formuar një model të ri të marrëdhënieve mes vendeve të mëdha me respekt të ndërsjellë, bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunim me përfitime të përbashkëta.

-Advertisement-

Gjatë vizitës, Xi do të ketë shkëmbime mendimesh me Putinin mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet e rëndësishme ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët.

Kjo vizitë synon lehtësimin e bashkërendimit strategjik e të bashkëpunimit praktik ndërmjet dy vendeve, si edhe që t’i japë gjallëri të re zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Të hënën, në prag të vizitës shtetërore në Rusi, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping publikoi në “Rossiyskaya Gazeta” dhe agjencinë ruse të lajmeve “RIA Novosti” artikullin me titull “Ecja e fuqishme përpara në hapjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit miqësor dhe zhvillimit të përbashkët Kinë-Rusi”.Në mes të tjerash në këtë artikull Presidenti Xi duke folur për situatën në Ulrainë nënvizon se

: Kina mban gjithmonë qëndrim objektiv e të drejtë dhe ka nxitur aktivisht paqen e bisedimet. Zbatimi i parimeve të Kartës së OKB-së, respektimi i shqetësimeve të sigurisë të të gjitha palëve, mbështetja e të tëra përpjekjeve për zgjidhjen paqësore të krizës ukrainase dhe garantimi i stabilitetit të zinxhirëve globalë të industrisë dhe furnizimit janë propozimet kryesore të palës kineze për trajtimin e krizës në Ukrainë. “Pak kohë më parë, ne publikuam dokumentin ‘Qëndrimi i Kinës për zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës’, i cili merr parasysh shqetësimet e të gjitha palëve dhe pasqyron konsensusin më të gjerë të bashkësisë ndërkombëtare, duke luajtur rol konstruktiv për zbutjen e përhapjes së krizës dhe nxitjen e zgjidhjes politike,” shkruan presidenti kinez Xi Jinping në artikullin e publikuar në mediet ruse në prag të vizitës së tij në Rusi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera