Lajme

Xi Jinping rizgjidhet President i Kinës

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 18 March 2018

Parlamenti kinez ka zgjedhur me unanimitet të plotë Xi Jinping si President të vendit, transmeton Klan Kosova.Vlen të theksohet se Jinping është zgjedhur me 2971 vota pro dhe asnjë kundër.

Një javë më parë, parlamenti kinez votoi për të ndryshuar Kushtetutën, duke eliminuar kështu kufizimin e mandateve për Presidentin e Republikës Popullore. Kjo jo vetëm që i mundësoi Xi Jinping rizgjedhjen, por i jep edhe mundësinë të qëndrojë për shumë mandate të tjera në krye.

Zëvendëspresident ndërkohë u votua njeriu i besuar i Xi Jinping, Wang Qishan, i cili ndër 2,970 vota, i’a doli të merrte një vote kundër.Zgjedhja e tij konfirmon edhe një herë autoritetin e padiskutuar të Xi Jinping mbi Partinë Komuniste e për rrjedhojë edhe mbi ekonominë e dytë më të madhe të botës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera