Lajme

Xi Jinping fillon mandatin e tretë historik si president i Kinës

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 10 March 2023

Lideri i Kinës, Xi Jinping ka siguruar mandatin e tretë historik si president nga parlamenti i vendit.

Ai pason një konsolidim të pushtetit që e ka bërë liderin më dominues të Kinës ndër gjenerata, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Në sistemin kinez të qeverisjes, funksionet e presidentit janë kryesisht ceremoniale.

-Advertisement-

Fuqia e tij vjen nga fakti se ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak (CMC).

Atij iu dorëzuan të dy postet në një kongres partie tetorin e kaluar.

Konfirmimi i mandatit të tij të tretë si president pritej gjerësisht. Emërimi i një kryeministri të ri dhe ministrave të ndryshëm në ditët në vijim konsiderohet më i rëndësishëm.

Të emëruarit e rinj pritet të jenë kryesisht besnikë të Xi Jinping, si Li Qiang, i cili pritet të shërbejë si zëvendës i Jinping.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera