Uncategorized

Xi i dërgon ngushëllime Biden-it mbi vdekjen e Kissinger-it

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 30 November 2023

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi ngushëllime homologut të vet amerikan Joe Biden mbi vdekjen e ish-sekretarit të Shtetit të ShBA-së Henry Kissinger, bëri të ditur Ministria e Jashtme kineze të martën.

Duke folur në një konferencë të përditshme shtypi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin e quajti Kissinger-in një “mik të vjetër të dashur” të popullit kinez, si edhe një pionier e ndërtues të marrëdhënieve kino-amerikane, që ka dhënë një kontribut historik për normalizimin e lidhjeve ndërmjet të dy vendeve.

“Populli kinez do ta kujtojë Dr. Kissinger-in për përkushtimin e sinqertë dhe kontributin e rëndësishëm të tij për marrëdhëniet kino-amerikane,” vuri në dukje Wang.

-Advertisement-

Kissinger-i vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Konektikat, në moshën 100 vjeçe.

Sipas zëdhënësit, kryeministri kinez Li Qiang dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u kanë dërguar mesazhe të veçanta ngushëllimi familjes së Kissinger-it dhe sekretarit të Shtetit të ShBA-së Antony Blinken.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera