Xhuli Nura pas largimit nga “DWTS”: Kam shpenzuar financiarisht dhe nuk u vlerësova
Autori: Gazeta inFokus
18:09 | 03 December 2023
Xhuli Nura u largua të premten (1 dhjetor) nga spektakli i vallëzimit “Dancing With the Stars Albania”.
Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në Fan Club me Kiara Titon, ku tha se ishte e shokuar kur juria vendosi se ishte ajo që duhej të largohej atë mbrëmje.
Modelja nga Drenica theksoi se nuk e priste një gjë të tillë, pasi çdo puntatë merrte vlerësime pozitive nga juria.
“Unë isha e shokuar, nuk e di se çfarë kam folur në ato momente. Ne hapëm garën dhe në momentin e parë që Iliri filloi të fliste, ai filloi me negativet. Dihet që ne kemi qenë gjithmonë me pikët më të larta, gjithmonë në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt, për tetë puntata. Vjen puntata e nëntë, Iliri fillon të flasë dhe është negative ajo çfarë fliste, më pas rrodhi tek Valbona, tek Olta, ndërsa Lori ishte ajo që tha diçka pozitive për ne të dy”, u shpreh Xhuli.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova shtoi: “Kur thotë Dioni që është një super koreografi, një super kërcim dhe ia dole mirë, unë u çudita pak dhe nuk e prisja pak. Unë mendoj që juria vendos në fund dhe jo publiku. Nuk e kemi parë kund sa ka votuar publiku, por juria vendosi që të iknim këtë puntatë”.
E njëjta mes tjerash vazhdoi: “Jam shumë e mërzitur, shumë e dëshpëruar nga situata si rrodhi dhe jam shumë e prekur. Kur ndodh diçka të përgatisin, siç kanë përgatitur Enin me dal, dhe unë në një puntatë nga shkalla 10 zbrita në shkallën 0. Kjo është shokuese që kam dhënë shumë, kam dhënë shumë financiarisht për këtë program, kam ndërruar shtëpinë në Tiranë, kam ndërruar shtetin, kam paguar të gjitha gjërat. Kam shpenzuar shumë gjëra emocionalisht, me orë të tëra, edhe Dioni ka bërë këtë gjë dhe e falënderoj. Kur mblidhen të gjitha këto, thua për çfarë e kam bërë këtë që të nënvlerësohem dhe mendoj që nuk ka qenë kërcimi jonë më i keq atë natë”.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...


































