Lajme

Xhevdet Smakiqi: Supremja do ta vërtetojë vendimin e PZAP

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 13 November 2019

Zyrtari i Nismës, Xhevdet Smakiqi ka thënë se Gjykata Supreme do ta vërtetojë vendimin e PZAP sepse sipas tij askund nuk lejohet helmimi i procesit zgjedhor.

Ai thotë se rasti i votave të diasporës është krejtësisht ndryshe me atë të votave nga Serbia dhe Supremja do ta vërtetojë këtë.

“Supremja do ta vërtetoi vendimin e PZAP për Anulimin e pakove zarfave “votave” nga Serbia. Nuk ekziston ndërlidhja me rastin e votave nga Diaspora”, shkruan Smakiqi.

-Advertisement-

Smakiqi gjithashtu tha se kjo gjykatë do të vërtetojë vendimin e PZAP duke u bazuar në të gjitha provat, faktet dhe evidencat e arsyetimeve të PZAP.

“Gjykata Supreme duke u bazuar në rastin komplet te ndryshem me pakot nga Serbua bazuar ne provat, faktet dhe evidencat e arsyetimeve te PZAP do ta VERTETOI vendimin e PZAP-se duke mbojtur votat e rregullta dhe ushtrimin e te drejtes indivuduale te votuesit pasiqe askund me Protokollin e te Drejtave te Njeriut as me Kushtetuen e Kosoves dhs as LZP nuk lejohet votimi nga dy e persona ne emer te 3000 mijë qytetarëve dhe manipilimi e helemimi i procesit zgjedhor” shkruan zyrtari i Nisma-së në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera