Xhevat Bislimi: Serbia realizoi ndertimin masiv të xhamive në hapsiren shqiptare!
Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 27 June 2017
Gjatë këtyre ditëve pati shumë reagime për fyerjen dhe ofendimin që i bëri kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaj ndaj besimtarëve myslimanë të Kosovës.
Ramabaja, i cili vie nga rajoni i Anamoravës, e ka quajtur “ngjarje antihistorike” organizimin e një iftari të besimtarëve myslimanë në rrugët e qytetit të Kamenicës, transmeton Infokusi.com
Ndërkaq, Vetëvendosje ka thënë se distancohet nga gjuha e përdorur nga Ramabaja ndaj myslimanëve.
Për ofendimet e Ramabajës ndaj myslimanëve të Kamenicës reagoi edhe ish-deputeti dhe lideri i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.
Duke u mos mjaftuar me kaqë në rrjetin social Facebook, në “mbrojtëje” të Sadri Ramabajës ka dalur kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Xhevat Bislimi.
Ndër shumë të tjera Xhevat Bislimi ka thënë se Serbia por edhe sllavët e Maqedonisë, pas Pranverës së Vitit 1981 beri plane dhe projektoi e realizoi ndertimin masiv të xhamive në hapsiren shqiptare./Infokusi.com/
Ky është reagimi i plotë që e ka bërë Xhevat Bislimi në profilin e tij në Facebook :
RELIGJIONI SI ARME NE DUART E KUNDERSHTAREVE DHE ARMIQVE TE KOMBIT SHQIPTAR DHE SHQIPTARISE (Shqiptari Sadri Ramabaja dhe agresiviteti totalitarist i pak shqiptareve te “myslimanizuar”!)
Xhevat Bislimi
Shoke dhe miq te dashur! Me besoni qe po shkruaj me shume pertese per nje ceshtje qe po perpiqet ta kafshoje dhe lendoje rendshem shqiptarine: shpirtin dhe gjakun shqiptar, gjuhen dhe kulturen shqiptare, si dhe te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen tone shqiptare! Njeriu si qenie biologjike dhe shoqerore ka ekzistuar qindra mijera vjet para krishterimit dhe islamit. Shqiptaret si nje nder popujt me te vjeter ne bote, gjithashtu, kane ekzistuar mijera vjet para krishterimit dhe islamit, qe ne thelb jane i njejti religjion (besimi ne nje Zot, profetet e njejte, etj.). Qyteterimi shqiptar (pellazg-ilir-arberor) ishte ndertuar, zhvilluar e konsoliduar mijera vite para lindjes dhe perhapjes se ketyre dy religjioneve monoteiste. Madje, ne shume drejtime mund te konstatojme se keto dy religjione ishin regresive per shqiptaret dhe qyteterimin e zhvillimin e tyre.
Sic dihet, shqiptaret kane fe-besime te ndryshme, sic kane parti te ndryshme sot. Por keto fe-besime kurre nuk ia dolen te dalin mbi identitetin, qyteterimin dhe kulturen shqiptare. Feja-besimi ishte dicka shume personale dhe nuk paraqiste kurre problem midis vellezerve te nje gjuhe, te nje gjaku e te nje trungu mijera vjecar. Te huajt kurre nuk takuan nje shqiptar qe te thoshte se “jam mysliman”, “jam katolik” apo “jam ortodoks”.Shqiptari gjithmone thoshte ballhapur: “JAM SHQIPTAR”. Kjo vetedije per identitetin e tyre i ndihmoi shqiptaret qe te mbijetonin ne rrethana teper tragjike gjate historise, i beri te mbijetonin ne gojen e ujkut.
Ky identitet dhe kjo vetedije kaq e larte dhe kaq e patundur i trembte kundershtaret dhe armiqte tane, i dekurajonte ata ne planet dhe veprimet e tyre shoviniste e shfarosese ndaj nesh. Prandaj, Serbia (sidomos, por edhe sllavet e Maqedonise), pas Pranveres se Vitit 1981 beri plane dhe projektoi e realizoi ndertimin masiv te xhamive ne hapsiren shqiptare! Ate qe nuk e kishte bere Perandoria osmane per 500 vite po e bente Serbia me bashkepunetoret e saj! E gjithe kjo per t’i thene Evropes qe ne kete pjese te Evropes nuk eshte nje popull i lashte e autokton qe po shtypet, terrorizohet e masakrohet, por se eshte nje popull “mysliman” qe duhet qeruar nga hapesira evropiane… Nuk ka xhami te ndertuar ne Kosove ne ate kohe (menodni gjakftofte dhe kujtoni njerezit qe ishin nismetare!) qe nuk ishte inicuar nga bashkepunetoret e Serbise (nga shteti serb)! Edhe islami politik ekstremist ne Kosoven shqiptare erdhi ne kohen e Serbise dhe me “lejen” e “mirekuptimin” e saj! Zyra e pare e tyre eshte hapur ne Prizren ne vitin 1990 ose 1991 dhe prej andej shperndaheje “literatura” dhe krijoheshin “celulat” e para! Gjera qe dihen, por qe nuk duhen harruar!
Pas lufte kesaj “fushate” per mbjelljen e Kosoves shqiptare dhe te gjithe Shqiperise me xhami e minare iu bashkua edhe Turqia erdoganiste (antiataturke!), edhe Arabia Saudite, Kuvajti (shiko xhamine ne Germove te Vitise dhe shume tjera!), Katari… Nuk qendronin duarkryq ne kete fushate as Serbia, Rusia, sllavet e Maqedonise, etj. Per 18 vite (pas Lufte) vetem ne Kosove u ndertuan mbi 900 xhami (kuptohet me minare!)… Jo vetem kaq. Ne Kosoven tone shqiptare dhe ne gjithe Shqiperine u derdhen miliona per t’i “myslimanizuar” shqiptaret, per ta rrenuar identitetin, gjuhen, kulturen dhe traditen shqiptare! Ne minare u vendosen altoparlante dhe ne xhami teknologji per te thirrur ezanin ne gjuhen arabe!! E papare dhe e padegjuar ne kohen e profetit! Ezani me altoparlant?! Gjate ketyre viteve nga ky rrjet i organizuar dhe i paguar mire nuk pushuan perpjekjet edhe per “islamizimin” e shkolles shqipe, te kultures, te institucioneve dhe te vete Republikes! Keto perpjekje agresive dhe teresisht politike e antishqiptare (aspak fetare) gjeten “perkrahjen” ose “miratimin” e qarqeve te caktuara partiake-politike e shteterore! Prandaj, u bene edhe me te rrezikshme! Ketij lloj “islami” nuk po i mjaftonte me besimi ne Zot, por kerkonte rrenimin e qenies shqiptare! Kjo eshte edhe arsyeja qe ka patur dhe ka reagime dhe qendrese nga inteligjencia, nga atdhetaret dhe nga populli shqiptar i Kosoves e i krejt Shqiperise… Prandaj, ka reaguar dhe po reagon edhe atdhetari, intelektuali dhe pedagogu shumefish i deshmuar, shoku yne i nderuar, Sadri Ramabaja… Edhe ne zgjedhjet e fundit u deshmua se numri i shqiptareve te “myslimanizuar” eshte teper i vogel dhe i parendesishem.
Kushtetua e Republikes se Kosoves dhe shume dokumente nderkombetare garantojne te drejten dhe lirine e besimit. Per kete liri dhe te drejte eshte edhe Sadri Ramabaja, edhe une dhe cdo shqiptar. Por, kjo liri dhe kjo e drejte nuk i jep te drejte askujt ne toke dhe as ne qiell qe permes fese-besimit te mohohet gjuha e Zotit-gjuha shqipe, tradita, kultura, menyra e jeteses sone, e tjera. Shume respekt per gjuhen arabe, gjuhen turke dhe per cdo gjuhe tjeter, por asnjehere para gjuhes sone shqipe. Rrofshin e qofshin per popujt e tyre! Shume respekt per veshjen, zakonet, traditen, kulturen, artin, etj. te arabeve, turqve e te gjithe tjereve, por asnjehere dhe kurre para kultures, veshjes, tradites, artite, etj. tone shqiptar. Shqiptari nuk do te duheje te kishte (sic nuk kishte) respekt per fene-besimin qe nuk predikohet vetem ne gjuhen e tij te NENES… Shqiptari dhe shqiptaret do te duhej qe xhamite dhe kishat e tyre t’i ndertojne vete dhe sipas shijes, stilit dhe arkitektures se tyre kombetare… Perndryshe s’kane pse i respektojne. Shoqeria shqiptare dhe shtetet e sotme shqiptare do te duheje t’i jepnin fese-besimit (edhe islamit) fytyren shqiptare. Bashkesite e sotme fetare islame ne hapesiren shqiptare (ne Shqiperi) do te duhej dhe duhet te bashkohen ne nje Bashkesi te vetme Islame Shqiptare. Madje do te duheje te krijoheje edhe Keshilli Kombetar (i perbashket) i besimeve nder shqiptar ketu dhe kudo ne bote.
Feja-besimi nuk do te duheje te ishte ne sherbim te vendeve, interesave dhe qeverive te huaja ne asnje moment dhe rrethane. Kjo duhet te sanksionohet edhe me Kushtetute. Feja-besimi nuk duhet te praktikohet dhe propagandohet ne dem te imazhit, te vlerave dhe interesave kombetare. Shqiptaret jane popull i krijuar nga Zoti dhe vullneti i Tij. Ai mund te na kishte krijuar arabe, turq, italiane, amerikane greke, etj., por na ka krijuar shqiptare dhe duhet te falemi, te lutemi, te jetojme, te ndertojme e te vdesim si shqiptare dhe vetem me gjuhen shqipe ne goje, qe eshte gjuha me e vjeter ne bote. Vlerat tona shirterore e materiale u kane qendruar mijevjecareve dhe po u qendrojne e do t’u qendrojne edhe mijevjecareve te ardhshem.
Perpjekjet per te pushtuar dhe “islamizuar” hapesirat publike, shkollat, institucionet dhe token shqiptare jane te papranueshme per popullin tone dhe jane fyerja me e madhe qe po u behet ndjenjave tona kombetare dhe liridashese. Madje, keto praktika dhe tendenca jane dhune e paster ndaj qenies dhe vlerave e ndjenjave tona kombetare, jane imperializem i mirefillte… Per kete do te duheje te mbanin qendrim partite politike dhe institucionet e shtetit, sic po mban qendrim rinia shqiptare dhe inteligjencia jone… Tendenca per t’i “mbyte” zerat shqiptar si kete te Sadri Ramabajes perben shqetesim per anetaret dhe simpatizantet shqiptare te Levizjes Vetevendosje dhe per cdo shqiptar… Ne Kosove ka nje pakice te parendesishme myslimanesh (kombsi myslimane). Shumica absolute jane SHQIPTARE (mbi 90%). Pra, edhe elektorati i VV-se eshte qind per qind shqiptar… Ata qe mendojne dhe veprojne ndryshe do te duheje ta kishin parasysh se kombi shqiptar nuk po lufton me per mbijetese, por eshte me i fuqishem se kurre ne Iliri (Ballkan) dhe ne Evrope. Feja-besimi qe nuk i sherben Zotit, vendit dhe popullit tone nuk do te mund ta fitoje zemren dhe mendjen e shqiptarit dhe nuk do te mund te mbijetoje ne shoqerine shqiptare… Rinia shqiptare sot eshte me e shkolluar, me e ditur, me e emancipuar dhe me e perparuar se kurre ne histori. Dogmat e cilesdo fe apo cilitdo besim nuk mund ta roberojne zemren dhe mendjen e hapur e progresive te rinise dhe kombit tone shqiptar-evropian…
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...