Xhesika Gjonikaj, balerina e parë shqiptare në “American Ballet Theatre”
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 07 June 2017
Balerina Xhesika Gjonikaj pas jetës artistike me trupën e baletit në Vjenë do të jetë pjesë e kompanisë së baletit “American Ballet Theatre” në New York.
E cilësuar si nga kompanitë më të mëdha të botës, Xhesika është shqiptarja e parë që është pjesë e saj. Balerina e njohur tregon se pranimi në këtë trupë erdhi pas një konkurrimi dhe pohon se e pret një punë e madhe për të qenë në skenat amerikane.
Balerina Xhesika Gjonikaj vjen në këtë rrëfim për gazetën “Sot” jo vetëm për fillimet e saj si balerinë, por dhe tregon punën që ka bërë në teatrin e Vjenës. Rrugën drejt Amerikës balerina 19 vjeçare shqiptare e shikon si një mundësi më shumë për baletin. Tregon se nuk ka qenë një jetë artistike e lehtë, ku nuk kanë munguar dhe momentet e vështira, por siç pohon ajo falë punës së madhe dhe pasionit ia ka arritur që t’ia dalë mbanë. I pari që i ka folur për këtë kompani që ajo tashmë ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare ka qenë Leonard Xhokaxhi.
Në intervistën e saj ajo shprehet se është e lumtur, që jeta artistike tashmë do ti ofrojë mundësi të reja dhe tregon se fillimet e saj me baletin nuk kanë qenë në lehta. Një balerinë me plot talent kjo mund të thuhet sot për Xhesika Gjonikaj. E para balerinë shqiptare femër në trupën e Vjenës, për të qenë sot në kompaninë më të madhe të botës “American Ballet Theatre”. Ajo shprehet se baleti është sfidë në vetvete, por ashtu si ka momente të vështira i ka falur dhe shumë kënaqësi në jetën artistike. Baleti të ndihmon të shprehesh dhe kjo ndodh përmes kërcimit tregon balerina Gjonikaj, që ka qenë me role në disa prej veprave më të suksesshme në skena. Në Vjenë ajo ka kërcyer si balerinë në shfaqje të njohura si “Liqeni i Mjelmave”, “Don Kishoti” apo dhe “Le Corsdire”. Nuk ka munguar dhe në skena të tjera të huaja si në Kinë apo në Çeki.
Të tjera
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...