Modelja Xhesika Berberi ka treguar pse ajo është femra më e bukur shqiptare.
Bukuroshja shqiptare u shfaq nga shtrati pa makijazh duke u treguar tejet bukur dhe atraktive.
Ajo shihet e mbuluar në pjesën e gjoksit, duke mos zbuluar detaje të pjesëve intime.
Xhesika ka pozuar së fundmi në Amerikë duke realizuar fotosesione atraktive.
Ajo njihet për pjesëmarrjen në klipin “Ajo” nga Majk dhe Geasy ku shkëlqeu me paraqitjen.
Ndryshe, është prej modeleve më të shtrenjta shqiptare dhe jeton në Amerikë.
Ndërkaq Xhesika shpesh krahasohet edhe me modelen Gigi Hadid, për ngjashmërinë e madhe që e ka me të.