Sport

Xherdan Shaqiri thotë se do të bëhet menaxher pasi ta përfundojë karrierën

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 02 October 2021

Xherdan Shaqiri po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë pas transferimi te Olympique Lyon.

Sulmuesi gjilanas u largua nga Liverpooli pas tri viteve të kaluara në Anfield.

Në gjashtë sfidat e para me fanellën e Lyon, Shaqiri ka shënuar një gol e ka bërë një asistim, duke qenë ndër lojtarët kryesorë te kjo skuadër.

-Advertisement-

Edhe pse është vetëm 29 vjeçar, ylli gjilanas ka treguar se me çfarë do të merret pas përfundimit të karrierës.

Ai do të vazhdoj të mbetet në botën e futbollit, pasi synon që fillimisht të luaj sa më gjatë, e pastaj të bëhet një menaxher.

‘’Ndihem mirë për aq kohë sa nijet dhe gjuri rezistojnë akoma, unë jam i lumtur. E dua futbollin dhe shpresoj të luaj sa më gjatë”.

“Kur të tërhiqem mendoj se do të qëndroj në botën e futbollit, ndoshta do të bëhem menaxher’’, deklaroi Shaqiri.

29-vjeçari ka një karrierë të pasur në futbollin evropian, duke luajtur me klube të mëdha.

Ai karrierën e nisi te Baseli në Zvicër, ndërsa ka luajtur në Gjermani për Bayern Munich, në Itali për Interin si dhe në Angli për Stoke Cityn e Liverpoolin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera