Sport

Xherdan Shaqiri ka një urim special për Vedat Muriqin

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 15 September 2020

Mesditën e se martën klubi i Lazios përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, e ka zyrtarizuar Vedat Muriqin, si futbollistin më të ri të skuadrës, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi nga Prizreni ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me ekipin nga kryeqyteti i Italisë.

Transferimi i Muriqit nga Fenerbahçe, Lazios i ka kushtuar 18 milionë euro, plus 2 milionë bonuse.

Menjëherë pas prezantimit, 26 vjeçari përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në instagram ka falënderuar klubin e Fenerbahçës.

E në postimin e Muriqit ka komentuar edhe lojtari i mirënjohur me prejardhje shqiptare, Xherad Shaqiri.

Shaqiri i ka uruar fat Murqit në klubin e tij të ri.

“in bocca al lupo vedoo”, ka shkruar futbollisti i Liverpoolit, që në gjuhen shqipe i bije ‘Fat i mirë Vedo’.

Përveç futbollistit nga Zhegra e Gjilanit, në falënderimin e Muriqit, urime kanë shkruajtur edhe shumë lojtarë të kombëtares së Kosovës.

Vedat Muriqi ka zgjedhur numrin 94 në fanellë, derisa pritet të përfitoj 2.2 milionë euro në sezon te Lazio./Gazeta inFokus/

Të tjera