Xhensila rrëfehet për herë të parë pas dasmës: ‘S’na zinte gjumi nga gëzimi’
Autori: Gazeta inFokus
14:59 | 04 September 2017
Nuk besojmë se ka shqiptar që nuk ka parë të paktën një foto nga dasma e bukur e dy artistëve aq të dashur të vendit tonë. E besojmë se të shumtë janë ata që kanë thënë se nuse më të bukur se Xhensila, zor se mund t’i kenë zënë sytë. Po përtej shkëlqimit të dritave, fustaneve e luleve, ajo që do të mbajmë mend gjatë nga dasma e Bes Kallakut me këngëtaren është DASHURIA! Ata të dy duhen, dhe e reflektojnë në çdo çast. E në një kohë ku vendin e ndjenjave po e zënë qëllimet, interesat e kompromiset, kjo i jep tjetër vlerë gjithçkaje. Ne po tregojmë se si e ka parë publiku dasmën e Xhensilës dhe Besit, por nusja vetë, si e ka përjetuar. Në një rrëfim ekskluziv për “RevistaWho.Com” ajo na ka folur që për ditët e para me Besin kur dasmën thjesht e ëndërronte, deri tek realizimi i ëndrrës së saj të bardhë. Duam ta falenderojmë Xhensilën jo vetëm që pranoi ta ndajë me ne këtë rrëfim, por na bëri të besojmë edhe një herë, edhe më fort, se dashuria e vërtetë ekziston e është shumë e bukur. Do të na kuptoni pasi ta lexoni.
Xhensila si mund të na i përshkruash këto ditë?
Nuk kam fjalë, ishte ëndrra ime e bardhë që u kthye në realitet. Kam përjetuar emocione që nuk i kisha ndjerë kurrë më parë. Ende nuk e kam marrë veten, më kujtohen vetëm pak imazhe nga ajo natë, sikur nuk ka qenë e vërtetë…
Sa kohë ju desh të merreshit me dasmën?
Në fakt jemi përgatitur gjatë, që nga koha kur kemi kopsitur idetë e deri në momentet e fundit që çdo gjë të ishte siç e donim. “Geraldina Sposa” ishte zgjedhja më e mirë që bëmë të dy me Besin. Për fustanet isha e qetë, sepse që në skicime u afeksionova. Sellma dhe Kaci ishin të disponueshëm dhe me ide të qarta. Them me plot gojën qe kemi punuar me më të mirët.

Doli siç e kishit imagjinuar?
Mbase më mirë akoma. Nuk ka asgjë që do doja të ndryshoja nga ajo natë.
Ne dimë shumë pak për propozimin, si ishte ai?
Shumë intim, shumë emocional, i paharrueshëm.
I kujton fillimet e tua me Besin, çfarë ka ndryshuar nga atëherë? E mendoje që asokohe këtë dasmë përrallash?
Dasmën e mendon dhe e imagjinon çdo femër kam përshtypjen, edhe unë sigurisht e kisha thurur ëndrrën time për këtë ditë. Me Besin gjërat kanë ndryshuar vetëm për mirë. Jam rritur me të dhe çdo ëndërr timen e kam ndërtuar rreth tij.
Cili ishte momenti më i bukur i mbrëmjes për ty?
Momenti kur i thamë PO njëri-tjetrit. Do e ruaj atë kujtim gjithë jetën!

A është kjo koha më e lumtur e jetës tënde?
Janë ditë shumë të lumtura të miat megjithatë kam kuptuar që njeriu edhe momente shumë të vogla mund t’i kthejë në lumturi të pamasë.
Pas dasmës, kur mbetët vetëm a i thatë njëri-tjetrit “o Zot sa u lodhëm”?
Jo madje nuk na zinte gjumi nga gëzimi.
Ku dhe si ju gjeti mëngjesi i parë si të martuar?
Në shtëpine tonë, duke mos e besuar që një natë më parë kishim përjetuar ato çaste të paharrueshme.
Po muaj mjalti keni planifikuar?
Ende nuk kemi diçka konkrete, por sigurisht që po.
Do na e tregoni sa shpenzuat gjithsej për dasmën?
Kemi derdhur shumë energji, emocione dhe shumë dashuri atë natë. Kjo është më e rëndësishmja. Fundja, kujtimet janë e vetmja gjë që mbeten në jetë. E rëndësishme është që bashkëpunuam me njerëzit e duhur dhe ja vlejti.

I keni shënuar emrat e atyre që nuk erdhën?
Jo, ishin shumë ata që na lumturuan me pjesëmarrjen e tyre dhe kjo ka rëndësi.
Keni nisur jetën në shtëpinë e re?
E kemi nisur prej 2 muajsh tashmë.
Si e ëndërron tani të ardhmen tënde, si bashkëshorte dhe artiste?
E dashuruar si gjithmonë, dhe e angazhuar në maksimum në ndërtimin e një familjeje plot jetë e dritë.
Do ta sjellësh me klip këngën e re kushtuar Besit?
Po, kam një plan së shpejti. Eshtë një këngë që për mua do të thotë shumë.
Sa fustane ndërrove?
3 fustane. / revistawho.com

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































