Rozë

Xhensila Pere: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 26 January 2018

Një nga temat më të nxehta në botën e showbiz-it janë operacionet plastike.

Shpesh VIP-at akuzohen nga fansat e tyre se i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për të qenë kaq të bukura, edhe pse bukuria e tyre mund të jetë natyrale.

Një ndër personazhet publike e cila mohon kategorikisht se i është nënshtruar operacioneve plastike është ish banorja e Big Brother Albania, Xhensila Pere.

-Advertisement-

E ftuar në PopCulture Xhensila deklaroi se nuk paragjykon askënd që ka kryer operacione të tilla, por ajo personalisht nuk do ta bënte kurrë duke preferuar të qëndrojë natyrale: “Jam pro plakjes natyrale. Është mirë që të qëndrojmë kështu siç jemi. Absolutisht nuk gjykoj asnjë që u nënshtrohet këtyre operacioneve por unë personalisht nuk dua ti nënshtrohem. Prej vitesh kam dëshiruar të operoj hundën por asnjëherë nuk e kam marrë guximin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera