Rozë

Xhensila Myrtezaj zbulon detajet e martesës me Besin: Do ketë dy ceremoni!

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 15 June 2017

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka dhënë detaje mbi ceremoninë e martesës së saj këtë verë me aktorin e humorit Bes Kallaku.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Xhensila tha se përgatitjet kanë filluar dhe fustani është zgjedhur, ndërsa kanë vendosur edhe datën e martesës, por nuk dëshirojnë ta bëjnë publike për momentin.

“7 vite të bekuara për mua. Është shumë emocionuese, është një emocion i bukur, ndihem shumë e lumtur”-tha këngëtarja.

-Advertisement-

Xhensila ka zbuluar se nuk do të ketë një, por dy ceremoni dasme.

“Janë dy ceremoni. Dasma e parë është me shoqërinë dhe miqtë tanë që kanë qenë gjatë gjithë kohës me ne dhe na kanë mbështetur në çdo hap, dhe dasma tjetër pastaj me familjet tona respektive”- tha ajo

Sa i përket fustanit, këngëtarja tha se e kanë vendosur së bashku me Besin dhe po bashkëpunon me stilistin e njohur Valdrin Sahiti.

“Unë dhe Besi jemi një, i kemi idetë e qarta dhe të përbashkëta, e kemi ndarë dhe projektuar se si do të jetë e gjitha, kështu që besojmë se do të jetë diҫka e bukur”- tha Xhensila.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera