Rozë

Xhensila Myrtezaj i beson fustanin e dasmës këtij stilisti (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 06 May 2017

Një nga dasmat më të komentuara të showbiz-it shqiptar pritet të jetë ajo e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares së ëmbël Xhensila Myrtezaj.

Por këngëtaren e hitit “Uh Baby” duket se kanë zënë ethet e dasmës. Ajo ka postuar një InstaStory krah stilistit të saj të preferuar, Valdrin Sahiti, i cili do të kujdeset për detajin më të rëndësishëm të dasmës, fustanin e nusërisë.

Nga foto shohim që stilisti ka afër vetes laps e letër dhe ndoshta janë duke e skicuar së bashku fustanin e bardhë, që Xhensila do të veshë në ditën më të rëndësishme të jetës së saj./Blitz.al/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera