Xhensila, Geti dhe Majki po vijnë me një bashkëpunim?

Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 20 March 2021
Xhensila Myrtezaj është padyshim një nga këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar dhe këtë e kanë treguar gjithmonë shifrat e klikimeve në këngët e saj. Vit pas viti Xhensila ka realizuar dhjetëra hite dhe shpesh ka bashkuar forcat me artistët më në zë për të sjellë projektet më të bukura muzikore.
Dueti i fundit që ajo solli ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavarësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej, kënga rezultoi si më e suksesshmja e 2020-s.
Ndërkohë këtë vit duket se Xhensila do të bashkojë sërish focat me artistët më të mirë shqiptarë për një këngë të re. “Prive” ka mësuar se këngëtarja do të bashkëpunojë me Getoarin dhe Majk. Sipas burimeve kënga është në punim e sipër dhe do të publikohet gjatë muajve në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë. Gjithashtu thuhet se Xhensila do të sjellë edhe projekte të tjera solo e bashkëpunime, që po ashtu mendohet se do të jenë shumë të suksesshme.
Sa i përket Getoarit dhe Majk kujtojmë se në muajin dhjetor 2 reperët publikuan këngën “Hajde te baba”, që ishte një diss për reperët. Edhe ky bashkëpunim i dy djemëve të “Babastars” u prit shumë mirë nga publiku.

Të tjera
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin viziton Shqipërinë më 13 mars
E enjtja e 13 marsit do ta gjejë komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjeri...
-
Raportuesi për Kosovën në PE: Vuçiqi e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati sot një bisedë në telefon me hom...
-
Ambasadori i Kosovës në SHBA takohet me Richard Grenell
Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli mori pjesë në një pritje diplomati...
-
Shqiptari në Itali kapet me 200 gramë kokạinë të fshehur në cigạret elektronike
Një 25-vjeçar shqiptar në Itali është kapur nga policia. Ai kishte fshehur ko...
-
Kryeministri kanadez përlotet pas bisedës me presidentin Trump
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u përlot në një konferencë shtypi të enj...
-
Osmani: Tri ditë Epope e UÇK-së, krenari deri në përjetësi
Presidentja Vjosa Osmani e ka publikuar një video përmbledhëse të tri ditëve ...
-
Rohde kritikon Serbinë: Shkeli marrëveshjen e Ohrit me veprimet në KiE – Përkrahim Kosovën
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian...
-
Rrezarta Krasniqi: Vota është e shenjtë, do ta mbroj me çdo mjet juridik
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëherësh kandidate ...
-
‘‘Kanë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën aktuale’’, KFOR deklarohet pas takimit Kurti- Barduani
KFOR ka thënë se gjatë takimit që kanë zhvilluar sot komandanti Major Enrico ...
-
Trumpi e JD Vance do të drejtojnë task-forcën për Botërorin 2026
Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për krijimin e...
-
Takohen Krasniqi e Limaj – temë diskutimi qeveria e opozitës?
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është në takim me kryetarin ...
-
SHBA, qeveria anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e Kolumbias
Administrata e Presidentit Donald Trump ka anuluar fondet dhe kontratat me vl...