Rozë

Xhensila fajtore për ndarjen?! Bes Kallaku: Për tekstet e këngëve frymëzohem nga jeta ime

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 04 November 2024

Bes Kallaku, ka folur për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë janë aluduar se i dedikohen ish bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj.

Aktori në emisionin “Goca dhe gra” nuk e mohoi që tekstet e tij janë një frymëzim personal që i hedh në rreshta.

“Tani patjetër që jam fokusuar tek këngët, unë e kam thënë që nuk jam këngëtar. Po them gjithçka në lidhje me këngën, unë kam bërë krijimin e teksteve dhe mund ta quaj frymëzim personal”, tha Besi.

-Advertisement-

Mirëpo, kjo deklaratë vjen pak ditë pasi ai publikoi këngën e fundit më të fundit dhe të gjithë mendojnë se është një dedikim për Xhensilën.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”. Në këto vargje nënkuptohet se fajtorja për ndarjen të ketë qenë Xhensila dhe jo ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera