Lajme

Xhemajl Hasani i Nismës shkon për të votuar në balotazh me një tjetër “veturë modeste”

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 14 November 2021

I shoqëruar nga këshilltarë e miq, ish-kandidati i Nismës për Kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, ka shkuar për të votuar në raundin e balotazhit.

Ai edhe këtu është parë të ketë zbritur nga një veturë “modeste” siç i referohet ai. Bëhet fjalë për një Range Rover.

“Edhe kjo veturë është modeste sikur krejt të tjerat”, ka thënë ai për Klankosova.tv.
Hasani ka kërkuar nga qytetarët llapjan e gollakas që të dalin e të votojnë. Ai këtë thirrje e bën, ndonëse është shprehur se na raundin e parë ka pasur keqpërdorime.“Kemi kërkuar rinumërim sepse ka pasë manipulim, nuk kemi pasë komisioner as vëzhgues dhe prandaj e kemi marrë atë rezultat. Kanë humbur qytetarët nuk kam humbur unë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera