Lajme

Xhemaj, PDK: Kosova qe 32 muaj pa asnjë njohje, qeveria dhe ministria e jashtme në gjumë dimëror

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 29 September 2020

Aktivitetet e shtuara të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, kanë nxitur reagimet e partisë opozitare, PDK. Është drejtori për komunikim i kësaj partie, Bashmir Xhemaj, që ka alarmuar se edhe pas 32 muajsh pa njohje, ministria e jashtme është në gjumë të thellë.

Ai ka kritikuar këtë qasje të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i tij në facebook:

-Advertisement-

Qeveria dhe ministria e jashtme e Kosovës në gjumë dimëror, ende pa nisur dimri. Kosova po hyn në muajin e 32-të dhe ende pa asnjë njohje të re. Fushatës agresive të Serbisë për t’i bllokuar njohjet e Kosovës, i’u bashkua edhe Kosova duke hequr dorë vullnetarisht për një vit nga lobimi për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Por Serbia mbetet e njëjta. Ivica Daçiqi po e vazhdon lobimin e kundër pavarësisë së Kosovës duke takuar përfaqësuesit e shteteve jo-njohëse. I radhës ishte ambasadori i Angolës, që mori falendërimet e Serbisë për mos ndryshim të qëndrimit.

Fushata e bllokimit të njohjeve ndaj Kosovës po vazhdon hapur dhe në publik nga Serbia, me gjithë zotimet e dy shteteve për t’i pezulluar fushatat ndaj njëra-tjetrës në Uashington. Teksa Kosova e ka suspenduar politikën e jashtme, Serbia po e bën të kundërtën dhe me intensitet të shtuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera