Xhelozia është përbindëshi që vret vetëbesimin dhe miqësitë
Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 20 May 2017
Krahasimet me miken çojnë deri te garat brutale në të cilat ajo bëhet konkurrencë, dhe ju armike. Më mirë është që ajo t’ju nxisë për ndryshime pozitive,
Të rralla janë femrat të cilat te shoqet e suksesshme shohin shembull nga i cili edhe mund të mësojnë diçka. “Më së shpeshti i përjetojnë si konkurrencë dhe atëherë lind xhelozia – përbindëshi i cili edhe miqësinë më të mirë e shndërron në ferr. Femrat instinktivisht e krahasojnë veten me shoqet – shpjegon Irene Levine, profesoreshë e psikiatrisë në fakultetin e mjekësisë në New York.
Në situata të tilla është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për këtë ves sepse ky është hapi i parë në krijimin e strategjisë për përballimin e pasojave negative të asaj ndjenje, pohon dr. Levine dhe porosit që mund ta fitoni luftën kundër xhelozisë.
Ajo ka punë, status, karrierë dhe rrogën e ëndrrave
Pas një rroge të mirë qëndrojnë shumë net pa gjumë dhe me stres. Në vend se t’ia keni lakmi, kërkoni këshillë pune nga mikja. Mund t’ju ndihmojë të zgjidhni dilemat profesionale, krijoni një CV të mirë dhe përgatituni për intervista pune.
Qëndrimi “edhe unë dua këpucë të tilla” rrënon vetëbesimin
Ajo është gjithmonë e veshur mirë. Mos bini në tundim dhe të blini këpucët që i ka mikesha juaj sepse kjo nuk do t’ju lumturojë për kohë të gjatë. Do të ndiheni të përmbushur vetëm kur të gjeni diçka që është reflektim i stilit tuaj të dalluar.
Kur është në pyetje shëndeti, konkurrenca është e mirëseardhur. Ajo është e hollë, ndërsa juve ju mundojnë kilogramët e tepërt. Kur është në pyetje pesha, konkurrenca e shëndetshme është e mirëseardhur, prandaj lirisht krahasohuni me shoqen. Shkoni në fitness, me punën që do të bëni me trupin tuaj do ta mundeni xhelozinë dhe forconi vetëbesimin.
Nga jashtë familjet e huaja duken më harmonike. Kur fëmijët tuaj i krahasoni me të mikes, kini parasysh që kur shikoni nga jashtë, çdo gjë në familjen tjetër ju duket ideale. Fokusohuni në miqësinë dhe jo në familjen e mikeshës dhe planifikoni aktivitete të përbashkëta
Shembull i mirë
Martesa e përmbushur e shoqes mund të jetë inspirim për ndryshime. Njëlloj kështu, nëse vëreni që mikesha juaj ka jetë të përmbushur, punon në veten e saj, kujdeset për shëndetin dhe trupin, vazhdon shkollimin etj., kjo mund t’ju nxisë për ndryshimet pozitive në jetë.
Mendoni se çka mund të bëni që të ndryshoni, por mos fajësoni veten që nuk jeni ndryshe. Mos e konsideroni humbje atë që mendoni që të gjithë të tjerët janë më të lumtur, më të suksesshëm, më të aftë dhe më të bukur se ju.
Disa njerëz lindin me inteligjencë mbi mesatare, trup të përkryer ose aftësi të jashtëzakonshme fizike.
Ndoshta nuk i përkisni ushtrisë së mendjeve të mëdha si Steve Jobs, të cilët funksionojnë në mënyrë natyrale në nivel më të lartë se pjesa tjetër e botës, por me siguri keni vlerat tuaja.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...