Lajme

Xhelatët e pulave sulmojnë njëri-tjetrin me thika

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 28 August 2017

Një rrahje në mes disa personave që prenë pula ka ndodhur dje në tregun e veturave në Zonën Industriale në Prishtinë, ku si pasojë një person ka e therur me thikë të dyshuarin tjetër.

Sipas Policisë, një person është arrestuar, pasi që i njëjti pas në mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë të dyshuarin tjetër, i cili pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari që kishte përdorur thikën është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Përndryshe, sipas burimeve të KosovaPress-it, ata ua prejnë pulave qytetarëve që blejnë në afërsi të tregut të veturave, duke mos zgjedhur hapësirë për ta ushtruar profesionin e tyre dhe duke mos respektuar asnjë normë ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera