Lajme

Xhelal Sveçla nga VV-ja nuk i bie pishman për “muhabetin” me Gjuriqin

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 10 December 2019

Xhelal Sveçla kandidat për deputet nga VV-ja u përfol shumë në media gjatë ditëve të fundit.

Kjo sepse u publikuan disa fotografi të tij i ulur në një tavolinë me Marko Gjuriq, kryetar i të ashtuquajturës, Zyra për Kosovën në Beograd.

E ky takim ndodhi vetëm disa ditë pasi i njëjti kishte mohuar masakrën e Reçakut.

-Advertisement-

Xhelal Sveçla pasi ka mohuar se ishte një takim dhe kishe thënë se ishte pjesëmarrje e përbashkët në një konferencë përsëri ka potencuar se kjo është një ndër konferencat e shumta që merr pjesë VV-ja.

“Kjo është në serinë e shumë konferencave që VV merr pjesë. Jemi para themelimit të Qeverisë ku kundërshtarët e koalicionit janë më të vendosur dhe të egër për të luftuar Qeverinë. S’ka të bëjë diçka me mua individualisht, por me VV’në. Fundi i fundit kjo nuk është befasi sespe gjithmonë kemi qenë të sulmuar nga ata’’, tha ai.

Ai thotë se VV-ja nuk do të ikë nga përgjegjësia dhe do të jetë gjithmonë pjesëmarrëse në konferenca të tilla.

‘’Takimi aty nuk ishte personal me Kosovën, për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk kishte të bëjë me raportet Kosovë-Serbi, statusin e Kosovës ose diçka që do ta veçonte Kosovën dhe Serbinë.  VV nuk do të ndalet dhe ik nga përgjegjësia nga ata që mendojnë që Kosova mund të jetë anash dhe të ndëshkohet politikisht si në të kaluarën. VV gjithmonë do të jetë në konferenca të tilla’’.

Sipas tij ai i ka përmendur Gjuriqit mohimin e masakrës së Reçakut dhe jo vetëm atij por para gjithë të pranishmëve në këtë konferencë.

‘’Ia potencova faktin e mohimit të masakrave dhe gjenocidit në Kosovë. I përmenda deklaratat e tyre kriminale dhe të papërgjegjshme. Kështu iu thash. Ua thashë gjithë të pranishmëve, jo atij veçanërisht”, tha ai në një intervistë për Indeskonline./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera