Fokus

Xhelal Sveçla – milioneri i Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 09 February 2020

Ishte kandidat i Vetëvendosjes për deputet.

Por, pasi kjo parti bashkë me LDK-në formoi Qeverinë, Xhelal Sveçla mori një pozitë tjetër, shkruan gazeta inFokus.

Ai, u bë, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ministri që udhëhiqet nga nënkryetari Agim Veliu.

-Advertisement-

E pasi garuan për deputet të Kosovës, KQZ, publikoi edhe Formularët e Publikimit Financiar të Kandidatëve.

Aty, Sveçla deklaroi 24 mijë e 838 euro pagë vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, para të gatshme të tij, Sveclla i deklaroi 500 euro, derisa 518.81 dhe 28.86 të gruas së tij, shkruan gazeta inFokus.

Sveçla ka deklaruar edhe biznes me vlerë 6 mijë euro, në Prishtinë.

Por, ani se para të gatshme pak, Sveçla nuk është edhe kaq i varfër, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka deklaruar shtëpi në rrugën Ahmet Krasniqi prej 300m2 në vlerë prej 600 mijë eurosh.

Ndërsa, po në atë rrugë, ka edhe një lokal prej 200 m2 vlera e të cilit është 650 mijë euro.

Sveçla ka edhe një lokal tjetër prej 500 m2, të cilit vlerën ia ka deklaruar 600 mijë euro ndërsa edhe një truall prej 430 m2 me vlerë 100 mijë euro, shkruan gazeta inFokus.

Nga kjo del që pasuri të paluajtshme Xhelal Sveçla ka prej 1 milion e 950 mijë euro.

E borxhe, Sveçla ka 10 mijë e 800 euro në bankën Pro Credit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera