Lajme

Xhelal Sveçla lajmërohet nga veriu, flet për policinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 06 November 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është lajmëruar nga pika kufitare në Bërnjak.

Në kohën kur në veri të Mitrovicës po mbahet një protestë pasi serbët u tërhoqën nga institucionet në Kosovë, Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës janë duke kryer me përkushtim punën e tyre.

“Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik. Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Derisa ka thënë se policia do të vazhdojë të kryejë punën e saj për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, ka përfunduar Svecla.

Derisa për momentin në protestën në very është duke folur is komandani i policisë në very I cili u suspendua nga puna, Nenad Gjuriq./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera