Lajme

Xhelal Sveçla i reagon ashpër Dakës: Ke mbetur një vit pas

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 21 January 2021

Pas deklaratave të Valdete Dakës se ajo vetëm është duke i zbatuar ligjet sa i përket kandidatëve për deputetë, ka reguar anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla.

Ai përmes një postimi ka shkruar se Daka, sipas tij, s’duhet të që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së, shkruan Gazeta inFokus.

“Valdete Daka e ka moshën 60 vjeç, mirëpo ajo është një vit e vjetër. Po mendon që ndodhet në janarin 2020 kur ish presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell. Dhe, ndjehet e frikësuar mandej”,ka thënë ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera