Lajme

Xhelal Sveçla bënë fushatë me makinë të blinduar

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 10 October 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, e ka shtuar angazhimin e tij ditëve të fundit për të bërë fushatë për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën e ardhshme në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Sfeçla gjatë ditës së diele ka bërë fushatë në qytetin e Malishevës, aty ku ka kërkuar vota për Alban Krasniqin, i cili është kandidat i LVV-së për kryetar të Malishevës.

Gjatë fushatës në Malishevë ministri i qeverisë Kurti ka përdorur makinë të blinduar, e cila përdoret vetëm për operacione speciale të policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Vetura të cilën e ka përdorur Xhelal Sfeçla është e tipit ‘Toyota’ dhe kushton hiç me pak se 85,000 mijë euro.

Këto makina policia e Kosovës i përdorë për operacione speciale te FIT-it.

Më poshtë keni pamje të makinës më të cilën ministri i Punëve të Brendshme bëri fushatë gjatë ditës së diel në qytetin e Malishevës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera