Sport

‘Xhebrailat’ paralajmërojnë ‘pushtimin’ e Prishtinës, ja me sa autobus do të udhëtojnë drejt kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 25 February 2020

Të shtunën më fillim nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet zhvillohet derbi i javës së 20-të në Superligë ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, shkruan Gazeta inFokus.

Ky takim pritet ta mbushë stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku të pranishëm do të jenë edhe ‘Xhebrailat’ e Suharekës.

Madje ata kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë në numër të madh në Prishtinë.

-Advertisement-

Tifozët e Ballkanit do të udhëtojnë me 7-të autobus për ti dhënë përkrahje skuadrës së tyre të zemrës në këtë ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të ‘Xhebrailave’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera