Sport

‘Xhebrailat’ kërcënojnë futbollistët e Ballkanit, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 22 November 2021

Tifozët e klubit të Ballkanit ‘Xhebrailat’ janë shfaqur jashtëzakonisht të mllefosur me sjelljen e futbollistëve ‘portokallinj’ pas humbjes nga Llapi me rezultat 4-1, shkruan Gazeta inFokus.

Ata përmes një postimi në facebook kanë shkruar se të mërkurën në takimin që Ballkani e luan ndaj Malishevës do të jenë në stadium, por jo të organizuar dhe nuk do të brohorasin.

Në rast se edhe këtë takim e humbasin ‘Xhebrailat’ kanë kërcënuar lojtarët e Ballkanit se nuk do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

-Advertisement-

Tifozët suharekas poashtu kanë shtuar se asnjë njeri nuk është mbi klubin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera