Lajme

Xhaxhai i Albin Kurtit: E mira që po na përfaqëson Kurti në dialog është që ai nuk korruptohet

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 18 August 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është duke zhvilluar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, shkruan Gazeta Infokus.

Xhaxhai i kryeministrit kosovar, Hamza Kurti në një prononcim për Klan Kosova e shesh si pozitiv faktin që nipi i tij po e përfaqëson Kosovën në dialog, pasi që sipas tij Kurti nuk korruptohet.

“E mira që po na përfaqëson Kuti në dialog është që ai nuk korruptohet”, ka thënë xhaxhai i kryeministrit Kurti.

-Advertisement-

Në takimin e sotëm po marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, si dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak.

Në fillim të takimit dy liderët e vendeve ballkanike nuk i shtrënguan duart mes vete./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera