Xhavit Haliti tregon për koalicionin që e arriti me LDK-në në Pejë
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 13 January 2022
Kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, Xhavit Haliti është deklaruar rreth koalicionit të sotëm që ka arritur me kryetarin e komunës dhe LDK-së në Pejë Gazmend Muhaxherin, për bashkëqeverisje në këtë komunë.
Pas arritjes së marrëveshjes me Muhaxherin, Haliti ka folur për raportet mes partnerëve gjatë dy mandateve të kaluara.
“Së pari, ne kemi koalicion të qëndrueshëm me LDK-në dhe Gaz Muhaxherin. Marrëveshja e sotme është për mandatin e tretë bashkë. Në dy mandatet e kaluara me LDK-në dhe Muhaxherin në Pejë, legjislaturat kanë funksionu, kuptohet ka pasur probleme, por anësore. Nisur nga kjo, ne kemi vendosur të vazhojmë.”tha Haliti në Radio 1.
Tutje Haliti ka folur edhe për çështjen drejtorive që do ti takojnë PDK-së dhe emërimeve të drejtorëve nga ky subjekt.
“Çështja e Drejtorëve shumë herë konceptohet gabimisht nga ata që janë, ose ishin drejtor. Pra duhet ditur, kuptuar se emërimet janë fuqizim politik dhe dhënie e shansit për fuqizim dhe jo për pasurim. Drejtorët e PDK-së nëpër drejtoritë komunale të Pejës, e ku violinë e parë është Gaz Muhaxheri, do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të ruajtjes së emrit personal të tyre dhe domosdo larg angazhimt klientelist”, tha Haliti.
I pyetur se a u është vazhduar mandati dikujt nga drejtorët e mandatit të kaluar, Haliti u shprehë se kësaj pyetje i është përgjigjur më lartë.
“Unë tani po besoj se sapo u sqarova në këtë pikë, në përgjigjen që u japa më lartë. Tjetër çfarë mund të shtoja këtu është se emrat e drejtorëve do ti keni gjatë orëve në vazhdim, ose nesër më së largu”, tha Haliti në ‘RADIO 1’.
Ndryshe, Radio 1 nga burime brenda PDK-së merr vesh se në të 4 drejtoritë që i takojnë këtij sbujekti në Pejë, tashmë janë vënë emra të rinj të drejtorëve që do udhëheqin me dikasteret përkatëse.
Me marrëveshjen e sotme për bashkëqeverisje në komunën e Pejës, në mes të Gazmend Muhaxherit dhe Xhavit Halitit, PDK-së do t’i takojnë: Drejtoria e Inspektoratit, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, Drejtoria për Urbanizëm dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Emergjencë.
Tre nga këto drejtori PDK-së i kanë takuar edhe në mandatin e kaluar. Ndryshim ka ndodhur vetëm tek Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime Publike që tani e ka marrë LDK duke e lëshuar ate të Zhvillimit Ekonomik për PDK-në.
Drejtorët e mandatit të kaluar nga radhët e PDK-së kanë qenë: Leotrim Murtezaj – Drejtor i Inspektoratit, Rajan Arapi – Drejtor i Urbanizmit, Xhevahire Çeku – Drejtoreshë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike dhe Muhamet Mahtumaj – Drejtor për Mbrojtje dhe Emergjencë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...