Xhavit Haliti: Nëse nuk e pranojmë Asociacionin, pasojat janë të paparashikueshme për Kosovën dhe Qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 12 January 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti i ka komentuar deklaratat e zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili tha se është urgjente krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Haliti tha se nëse nuk e pranon shteti ynë Asociacionin, pasojat janë të paparashikueshme për Kosovën.
Sipas tij, qëndrimi i SHBA-së për Asociacionin, është deklarata e z. Chollet, ashtu edhe siç janë edhe deklaratat e z. Eskobar dhe e Ambasadorit të SHBA në Kosovë.“Të njëjtin qëndrim e kanë edhe vendet e BE-së. Por nuk duhet harruar që ky qëndrim bazohet në Marrëveshjen e Brukselit, Dokumentin e Ahthisarit që realisht është mbështetur në qëndrimet e Grupit të Kontaktit, Konferencën e Rambujesë dhe Marrëveshjën e Kumanovës”, tha Haliti.
Sipas tij, I gjithë ky proces i gjatë e i mundimshëm, ka derivuar shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
“Asociacioni është pranuar gjate bisedimeve “teknike” në Bruksel dhe për ketë ka një marrëveshje të nënshkruar. Asociacioni duhet të bëhet dhe pranohet i tillë çfarë e deklaroj Z. Chollet, pra në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Qeveria duhet ta përpiloj statutin e këtij Asociacioni. Problem i madh është se Serbia nuk po pranon asociacionin që ngërthen në vete vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai për Gazeta Blic.
Prandaj, shton ai, edhe është krijuar ngërçi në mes të dy vendeve.Haliti vlerëson se pasoja do të ketë edhe Qeveria nëse nuk i zbaton marrëveshjet si ajo për Asociacionin.
“Nëse nuk e pranojmë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, pasojat janë të pa parashikueshme për Kosovën e Qaverinë e saj. Ne duhet ta bëjmë Asociacionin dhe Serbia duhet të mos angazhohet për ta penguar Kosoven në integrimin e sajë në institucione ndërkombëtare: OKB, KE, BE, Interpoll, Unesko etj”, thotë Haliti.Haliti vlerëson se në bazë të marrëveshjes së Brukselit, Serbia nuk është e detyruar ta njoh pavarësinë e Kosoves, por ajo s’do të pengoj Kosoven në integrimet e saj në institucione ndërkombëtare, ndërsa sa i përket procesit të integrimit të të dyja palëve në BE , “asnjëra palë nuk do t’i qesë pengesa njëra- tjetres në rrugëtimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...