Lajme

Xhavit Haliti lajmërohet pas aksidentit: Po pi kafe, jam mirë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 07 March 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, mëngjesin e sotëm është përfshirë në një aksident trafiku në lagjen Pejton në Prishtinë.

Megjithatë Haliti  nuk ka dashur ta komentojë asnjë fjalë për aksidentin në të cilin u përfshi.

“E keni kry ju, keni shkru boll”, tha ai shkurt për Express.

-Advertisement-

Ndërsa në një përgjigje për Insajderi ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Teksa ka treguar se është duke pirë kafe.

“Po pi kafe. Një përplasje e vogël e pa pasoja. Kuptohet duke pasur parasysh gjendjen kaotike të komunikacionit në Prishtinë“, tha deputeti Haliti

Aksidenti ka ndodhur mes një veture taksi dhe asaj të Halitit.

Foto nga vendi i ngjarjes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera