Lajme

Xhavit Haliti: Ky është plani i PAN-it për vazhdimin e seancës konstituive

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 21 August 2017

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Xhaviti Haliti, ka folur rreth mbajtjes së seancës konstituive.

Haliti në një deklaratë për Gazeta Blic tha se koalicioni PAN nuk ka ndryshuar qëndrim, dhe se ata janë të bindur që Kadri Veseli të jetë kryetar Kuvendi.

“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Kadri Veseli do të jetë kandidati i vetëm i PAN-it për krye parlamentar”, tha  shkurt Haliti.

-Advertisement-

Ndërsa,  Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re e ka autorizuar Behgjet Pacollin që të negociojë edhe jashtë koalicionit LAA, për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.

Ky vendim i KP-së së AKR-së është interpretuar nga analistët politik si punë e kryer për bashkimin e AKR-së me PAN-in.

Gazeta Blic para 10 ditësh kishte raportuar se është arritur marrëveshja ndërmjet Pacollit e Ramush Haradinajt për bashkëqeverisje.

Sipas kësaj marrëveshje, Pacolli do të bëhet ministër i Punëve të Jashtme.

Seanca konstituive do të vazhdoj ditën e enjte në ora 10:00.

Kjo seancë është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Kosovës Adem Mikullovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera