Xhavit Haliti ka mendim ndryshe prej PDK: “Deputetet duhet të marrin pjese në votimin e Presidentit”
Autori: Gazeta inFokus
19:09 | 03 April 2021
Deputeti i PDK Xhavit Haliti deklaroi se ai është në Pogradec dhe se nuk do të arrijë të votojë nga atje, por ka deklaruar se deputetët duhet të votojnë pro apo kundër kur zgjidhet Presidenti i vendit.
“Unë nuk e di s’kam marrë asnjë informatë jam në Pogradec. Kam ardhur dhe s’kam ditë që ka seancë të Kuvendit, s’jam i punësuar të punojë edhe të dielën. S’ka pas paralajmërim që do të ketë seancë”, tha ai.
Xhavit Haliti është pyetur nga KlanKosova se nëse do të ishte fizikisht në Kuvendin e Kosovës a do të votonte pro apo kundër zgjedhjes së Vjosa Osmani-presidente.
“Ju propozoj të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kanë fituar besimin që të lexojnë mirë dhe të interpretojnë drejt deklaratën e ambasadorit të Amerikës dhe të jenë në përputhje me atë. Që të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë për ose kundër”, tha ai.
Ai tha se seanca mund të shtyhet edhe për një javë dhe s’është problem.Dhe nëse nuk përmbyllet seanca sot mund të vazhdojë edhe të hënën. Kështu që ata e kanë zënë afatin e duhur.
“Para datës pesë që të fillojë seanca dhe kur përfundon dihet që janë tri votime me siguri që sonte nëse ka votim mund të përfundojë votimi i parë dhe kryetari mund të deklarojë se seanca të vazhdojë të hënën. Kosova duhet të ndërtojë institucionet”, tha ai.
Ai tutje shtoi se ai vendos në kuadër të bindjeve të tij dhe se është 100% bashkë me deklaratën e ambasadorit të Amerikës.
“Nuk më ka thënë dikush për këtë, por unë jam vetë pro kësaj. Unë nuk e di nëse Osmani është e denjë dhe s’du të flasë për këtë çështje e di a është e denjë. E njoh zonjën Osmani dhe kam mendimin tim personal, por po them se duhet me u zgjedh presidenti i Kosovës”, tha ai.
Të tjera
-
Oda e Hotelerisë nesër dorëzon kërkesë që dasmat të mbahen me 250 persona
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), do të bëjë kërkesë që me 10 q...
-
Albin Kurti emëron edhe një zëvendësministër
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Bardhyl Dob...
-
Presidentja Osmani ua mbylle gojën kritikuesve në Twitter, por ja çfarë i kishte bërë Gjykata Trumpit në Amerikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka gjetur “ilaç” për kritikuesit e saj n...
-
A e ndihmoi ekonominë, tërheqja e mbi 198 milionë euro nga 10% i Trustit?
Mbi 198 milionë euro të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensionale, nuk e kan...
-
Konjufca pas takimit me Vasfije Krasniqin: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të mërkurën është takuar me ak...
-
Kurti u tregon për prioritetet e qeverisë së tij Udhëheqësve diplomatikë të BE-së
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryem...
-
Petrit Zogaj i reagon Rron Gjinovcit: “Problem nuk janë Shefqetët e xhamive, por ju të arsimit”
Analisti Petrit Zogaj i ka reaguar Rron Gjinovcit të ORCA-s pasi ky i fundit ...
-
Organizohen shqiptarët përtej Atlantikut, i kërkojnë Amerikës ta ndihmojë Kosovën me vaksina
Kongresi Panshqiptar Amerikan është takuar sot virtualisht me pesë zyrtarë të...
-
Zbardhen detaje të reja nga aksioni i Policisë ku u arrestuan 25 persona
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot është...
-
Konjufca takoi kryetarët e grupeve parlamentare, këto ishin pikat që u diskutuan
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi kryetarët...
-
Albin Kurti dorëzon komentet në Kushtetuese pas ankesës së Listës Serbe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar sot kryetares...
-
Kërkohet heqja e orës policore, Arben Vitia mbledh nesër kryetarët e komunave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Loka...