Xhavit Haliti i bënë një pyetje mjaftë interesante Besnik Bislimit
Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 23 May 2022
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të donte një kryenegociator më të moshuar dhe më me eksperiencë nga pala serbe në dialog. Ai tha se nuk ka pirë kurrë kafe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
Bislimi për këtë të fundit në Komisionin për Punë të Jashtme u pyet nga deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, raporton Gazeta Express.
“Ajo që do të më interesonte mua dhe ndoshta të gjithëve. Në takimet që i zhvilloni, a bisedoni ndonjëherë delegacionet kështu shlirë apo vetëm përmes atij.. Z. Lajçak, apo uleni edhe në tavolinë me pi kafe dhe me u mundu me e bindë njëri-tjetrin për këto çështje për të cilat keni bisedu”, e pyeti Haliti.
Ndërsa përmendi disa takime që tha se kanë qenë “pakëz të tensionuara”, Bislimi e përshkroi rolin e Petkoviqit në bisedime.
“Nuk kemi pasë kurrë asnjë kafe të përbashkët apo si thatë ju me bisedu haptas me palën serbe për arsye se numri i takimeve ka qenë i vogël dhe kanë qenë pakëz të tensionuara. Por edhe mendoj që ekziston një arsye për këtë. Z. Petkoviq nuk është i pajisur me kompetencë për me marrë vendime, dhe rrjedhimisht është problem me të me diskutu për arsye se ai vetëm i regjistron ato dhe pastaj konsultohet me Beogradin. Nuk ka autorizim për të negociuar dhe arritur marrëveshje”, tha ai.
Bislimi tha se ky është “obstruksion i vetë procesit”. Ai përmendi moshën e Petkoviqit si një arsye për mosusksesin e dialogut.
“Mendoj që me pasë qenë dikush që është pak më në moshë dhe më me eksperiencë, ndoshta edhe procesi kish me qenë më konstruktiv dhe më produktiv”, tha Bislimi.
Të tjera
-
Tre persona të lënduar si pasojë e aksidentit zingjiror në Fushë Kosovë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur so...
-
Aksident i rëndë zinxhiror në Fushë Kosovë, përfshihen disa vetura
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në Fushë Kosovë, raporton S...
-
Haziri për deklaratën e Hovenierit: Shuplakë diplomatike e Amerikës për Qeverinë Kurti
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerëson se qeveria Kurti mori edhe një s...
-
Anulohen trajnimet, Policia e Kosovës “sanksionohet” nga SHBA-ja
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës për një kohë nuk do të jenë pjesë e t...
-
“Jini të gatshëm kur të vijë treni”, “qasje serioze”, mesazhi që Hovenier, Orav e Rohde i çuan Qeverisë për dialogun
Ambasadori i SHBA-së, ai i BE-së në fjalimin e tij të parë publik që nga ardh...
-
Reagon kompania që Dejona Mihali e ndërlidhi me Hykmete Bajramin: Shpifje, linçim publik i biznesit, do t’i shqyrtojmë opsionet ligjore
Kompania farmaceutike, Riga Pharm ka reaguar ndaj akuzave të Koordinatores së...
-
Osmani: Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me homologun bullga...
-
Kurti: Qëllimi ynë nuk është që të veprojmë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë, siç ka prirjen ta paraqesë opozita
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në Konferencën e D...
-
Azemi-Mihalit: Ti dhe VV i keni dhënë urdhra Nagip Krasniqit, hajnitë po derdhen shesheve, siç do të thonin në Shqipëri
Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka reaguar pas akuzavetë Kordinatores së Komite...
-
Maqedonci: Strehimi i terroristëve nga Serbia është shqetësues
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se fillimi i procesit gjyqësor kund...
-
Propozimi i Daut Haradinajt: Të hapet Ura e Ibrit gjashtë orë ditën, gjashtë orë në mbrëmje
Daut Haradinaj i AAK’së ka dhënë një propozim lidhur me çështjen e Urës së Ib...
-
Vuçiq bën një krahasim absurd: Sikurse nuk ka kurë për kancerin, e njëjta është për problemet me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidh...