Xhavit Haliti flet për rënien e Luan Haradinajt: E kam humb veten, kam reaguar shumë keq

Autori: Gazeta inFokus
16:03 | 22 January 2023
Një nga humbjet më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa dyshim që ka qenë një nga luftëtarët më të zotë të luftës, Luan Haradinaj.
Për rënien e tij mes emocioneve ka folur një nga eprorët e tij në emisonin “n’Demos”.
“Më ka thirr Shaip Muja, ai ishte nxirë, më tha e kanë vra Luanin, e kam humb veten, është në rastet e rralla që pata reagu aq keq, më vjen keq edhe prej atyre që janë kthyer të plagosur. Jam shku tek Adem Qopani, ja kam kërku helikopterin me më dërgu në Kukës, e i kam kërku që kufoma të mos kthehet sipas ligjeve ndërkombëtare, që t’u dorëzojnë shtetit përkatës, edhe ata në fshat se kanë leju të varroset në varreza të fshatit, por një banor e kishte liruar tokën e vet e aty e kishin varros. Më pas kemi shkuar në spital ka qenë Rafet Rama i plagosur, e kemi vizituar atë, jemi përpjekur që ta transferojmë në Tiranë. Nuk besoj se është spiunuar ky grup”, ka deklaruar Xhavit Haliti.
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka treguar detaje që iu kumtuan e tij për rënien e Haradinajt.
“Unë besoj se atëherë kanë qenë depot e hapura, ka qenë edhe një festë tek një vorr i madh e një i vogël njëri andej kufirit e tjetri këndej, e besimtarët i kanë vizitu për çdo vit ato varre. Atë vit, ushtria jugosllave e ka ndalu shkuarjen tek varri, edhe këta kanë shkuar deri në një pikë, dhe personi që i ka përcjellur deri aty, u ka thënë se qetash është koha me dal, ka qenë ora 3 e mëngjesit, kanë vendos me lanë për të nesërmen, pozicioni që kanë nejt këta, kanë thënë se kanë qëndru poshtë e nga sipër ka mundur të hetohet. Nga biseda që kam bërë me specilistë të fushës, më kanë thënë që me pas informata ushtria jugosllave nuk i kishin gjujtë, i kishin lanë me hy brenda e aty i kishin gju”, ka përfunduar Haliti.

Të tjera
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...