Lajme

Xhavit Haliti dyshohet për sulm e Gani Dreshaj për kanosje ndaj Arben Gashit

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 29 May 2018
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK- së, Arben Gashi, ka dhënë sot deklaratë në Polici, në Njësitin për Krime, në cilësinë e të dëmtuarit lidhur me rastin që ndodhi në Kuvendin e Kosovës më 18 maj të këtij viti.

Ndërkaq, në cilësinë e të dyshuarit pritet të merret në pyetje deputeti i PDK- së, Xhavit Haliti, si dhe deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj.

Deputeti Xhavit Haliti dyshohet për veprën penale të sulmit, ndërkaq Dreshaj për atë të kanosjes.

Lajmin për KALLXO e bëri të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

-Advertisement-

“Sot në Polici është marrë në pyetje i dëmtuari Arben Gashi, ndërkaq Xhavit Haliti në cilësinë e të dyshuarit ende nuk është marrë në pyetje meqenëse gjendet jashtë vendit. Do të merret në pyetje edhe Gani Dreshaj, nën dyshimin se i është kanosur të dëmtuarit. Ky i fundit pritet të intervistohet nesër”, tha Beka.

Kryeprokurori i Prishtinës theksoi se rezultatet e hetimit ende nuk kanë arritur në Prokurori meqë ende nuk është kompletuar lënda hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera