Lajme

Xhavit Drenori: U tentua sulm ndaj meje

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 10 June 2017

Xhavit Drenori, kandidat për deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje” shkroi në Facebook se një person tentoi ta sulmojë sot në Drenas.

Drenori që ishte edhe kandidat i pavarur në zgjedhjet e vitit të kaluar për kryetar të Drenasit, tha për Kallxo.com se nuk e njihte personin që tentoi ta sulmonte.

“Nuk e njoh personin i cili tentoi të më sulmojë sot, por një gjë e kuptova se vitin e kaluar djali i personit të sotëm më ka kërcënuar. Ende i kam mesazhet kërcënuese në telefon. Unë isha në polici, dhashë deklaratën time dhe e paraqita rastin”, tha ai.

-Advertisement-

Raportimin për një sulm verbal në polici e konfirmoi edhe zëdhënësi i saj Baki Kelani.

“Rreth orës 13:10 në Drenas është raportuar për një rast sulm verbal, ne mes të dy personave. Patrulla policore menjeherë i është pergjigjur rastit dhe palët janë sjellë në stacion për intervistim dhe procedim të metejmë sipas vendimit te prokurorit kompetent”, tha Kelani.

Nesër në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, pasi Kuvendi rrëzoi qeverinë më 10 maj me anë të një mocioni mosbesimi.

Zyrtarë ndërkombëtarë në Kosovë, por edhe organizata monitoruese të zgjedhjeve, kanë bërë thirrje për një proces të qetë zgjedhor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera