Xhavilit Haliti për çështjen e targave: Show i panevojshëm ku realisht ka përfituar Vuçiç, Kurti po përplaset me partnerët

Autori: Gazeta inFokus
15:18 | 23 November 2022
Show politik dhe menaxhim i keq. Kështu i ka vlerësuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, qëndrimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, karshi bashkësisë ndërkombëtare për çështjen e targave të paligjshme serbe, raporton gazeta online Reporteri.net.
Për Radion Evropa e Lirë Haliti thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i respektojë propozimet, por edhe kërkesat e partnerëve perëndimorë lidhur me çështjen e targave.
“Çështja me targat, për mua është një ‘show’ [shfaqje] i panevojshëm. Është një ‘show’, ku realisht ka përfituar Vuçiq. Ai po e fut politikën kosovare në përplasje të panevojshme, për t’i thënë pastaj BE-së: ‘ja kush janë këta dhe nuk merret vesh askush me ta’. Në planin ndërkombëtar, Kosova ka humbur më shumë dhe pastaj edhe kryeministri [Kurti]”.
“Para se të vendosim që t’iu themi ‘jo’ të gjithë aleatëve tanë, ne duhet të shohim se a kemi fuqi të përballemi me të gjitha. Ku do të shkojmë ne vetëm?”, pyet Haliti.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë, Avdullah Hoti thotë se Kosova duhet të vendosë ligjshmërinë në gjithë territorin e vendit dhe se partnerët e saj perëndimorë pajtohen me këtë.
Por, siç shton ai, Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet me këta partnerë për çështjen e targave.
“Aleatët po kërkojnë koordinim në veprime, për shkak të situatës komplekse në veri të Kosovës, e cila është rezultat i instrumentalizimit të komunitetit serb në ato komuna [me shumicë serbe] nga ana e Beogradit, për të mbajtur gjendjen e tensionuar”.
“Kosova ka arritur rezultate në fuqizimin e shtetësisë vetëm kur është koordinuar dhe kur ka siguruar mbështetjen e aleatëve. Nuk duhet ta testojmë se deri ku shkon mbështetja e aleatëve, sepse tregohet mosmirënjohje ndaj tyre dhe kjo nuk na shpie askund”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Të tjera
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...